Habit nëna e 6 fëmijëve: Për dy vjet me radhë jam sulmuar seksualisht nga një fantazëm

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.09.2021, 02:14

Një 36 vjeçare britanike, nënë e 6 fëmijëve, e quajtur Charlene Smith, ka shokuar me deklaratën e saj se për dy vjet me radhë është sulmuar seksualisht nga një fantazëm. Ajo pretendon se takimin e saj të parë me fantazmën e pati në tetor të vitit 2015, kur ajo u zgjua nga gjumi dhe papritur kuptoi se dikush (ose diçka) po e prekte atë në zonat intime. Fillimisht ajo mendoi se ishte partneri i saj dhe nuk i kushtoi shumë rëndësi, por ajo shpejt mësoi se ishte në të vërtetë puna e një "drite" që kishte hyrë në shtëpinë e saj në Harlow, Essex.

Menjëherë ajo nisi të shqetësohej për praninë e një fantazme në shtëpinë e saj dhe për ta ndihmuar, kontaktoi me një prift që të bënte të mundur largimin e shpirtit nga shtëpia e saj. Charlene rrëfen se dy herë i është dashur edhe të largohet nga shtëpia e saj, për shkak se sulmet seksuale ishin bërë mjaft të shpeshta. "Fëmijët po shihnin gjithashtu gjëra dhe ndjenja se shpirtrat i sulmonin. Ata ishin të shqetësuar po ashtu njëlloj si unë. Natën e parë që ika, më kishte sulmuar në dhomën time të gjumit. Krahët e errët më binin mbi mua ndërsa më gërvishtnin dhe më tërhiqnin. Unë u tmerrova dhe vendosa ta regjistroja në telefonin tim, për të vërtetuar atë që po ndodhte. Thirra nënën time dhe i dërgova videon. Ajo erdhi menjëherë dhe trokiti në derë duke na thënë të dilnim nga shtëpia, kështu që të gjithë nxituam jashtë"- u shpreh ndër të tjera 36-vjeçarja.

Burimi: ladbible |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit