SHBA: Do japim 500 milionë vaksina shtesë për vendet e varfëra

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.09.2021, 01:34

Pfizer dhe BioNTech do t'i japin 500 milionë doza shtesë të vaksinës së tyre Covid-19 qeverisë amerikane për t'ia dhuruar vendeve me të ardhura më të ulëta. Kjo nismë përfaqëson një zgjerim të marrëveshjes së kompanive me qeverinë amerikane për të siguruar doza shtesë me një çmim jo-fitimprurës për kombet më pak të zhvilluara. Me këtë shtesë, numri i përgjithshëm do të shkojë në 1 miliard vaksina të ofruara nga Pfizer dhe BioNTech. Në përputhje me marrëveshjen fillestare, qeveria amerikane do të ndajë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech Covid në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta dhe 55 shteteve anëtare të Bashkimit Afrikan, tha Pfizer të mërkurën.

Dërgesat e 500 milionë dozave fillestare filluan në gusht dhe totali prej 1 miliardë sipas marrëveshjes së zgjeruar pritet të dorëzohet deri në fund të shtatorit të ardhshëm, shtoi kompania. Përveç marrëveshjes së furnizimit me qeverinë amerikane, kjo përfshin marrëveshje të drejtpërdrejta të furnizimit me qeveritë e vendeve të veçanta dhe një marrëveshje të drejtpërdrejtë të furnizimit me COVAX për 40 milionë doza në vitin 2021.

Burimi: CNBC |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit