Forca të shumta policie si dhe disa ambulanca alarmuan qytetarët e Tiranës pak minuta më parë. Mësohet se Dritan Dajti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve në Durrës, është transportur me urgjencë drejt spitalit. Burime për mediat bëjnë me dije se ambulanca me të cilën Dajti u dërgua në spital u shoqërua nga forca të shumta policie. Ndërkohë nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore. Kujtojmë se Dritan Dajti ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe qëndroi disa ditë në Spitalin Infektiv.