Votuesit zviceranë do të vendosin të dielën nëse çiftet e së njëjtës gjini do të lejohen të martohen dhe adoptojnë fëmijë, pas një fushate të ngarkuar emocionalisht në një nga vendet e fundit të Evropës Perëndimore që ende ndalon martesat mes homoseksualëve. Qeveria federale dhe parlamenti kanë miratuar martesën për çiftet e të njëjtit seks, por kundërshtarët u shprehën për një referendum mbi këtë çështje. Kujtojmë se Zvicra, Italia dhe Greqia janë vendet e fundit në Evropën Perëndimore që ende ndalojnë martesat mes homoseksualëve.
"Unë dua të kem mundësinë që të zgjedh për veten time nëse dua të martohem me këtë partner pranë meje dhe nëse është rruga e duhur për ne që të krijojmë një familje"- tha një i ri për Reuters.
Burimi: Reuters |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania