Ditën e sotme Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me dy vjet burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Por gjatë seancës së sotme Llalla nuk ishte i pranishëm pasi vijon të vuajë nga një sëmundje e rëndë. Gjithashtu në media qarkulloi lajmi ku Llalla shihej duke pritur në një stacion treni në Romë të Italisë, ndërkohë që familjen e ka në Tiranë. Por prania e madhe e mediave përballë shtëpisë së ish-kryteprokurorit mesa duket nuk është pritur mirë ngae shoqja e tij, e cila në një moment në prani të një fëmije i ka ngritur gishtin e mesit gazetarëve që po e filmonin teksa ajo hynte në shtëpi.
Kujtojmë se më 20 maj, GJKKO vendosi të dënojë me 2 vite burg Adriatik Llallën. Po ashtu ai nuk do të ushtrojë funksion politik për 5 vite. Gjate mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur, ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. bLlallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke që në total shkojnë në mbi 22 mijë metër katror si dhe një apartament në qytetin e Durrësit. Sipas GJKKO, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme të pasurive.