JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tragjike! 15-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpi dy ditë pasi bëri vaksinën Pfizer
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/09/2021 15:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, pasi një 15-vjeçar ka humbur jetën dy ditë pasi kishte marrë vaksinën Pfizer. Ngjarja ka ndodhur në Arkadia dhe adoleshënti është gjetur i pajetë nga familjarët. Këta të fundit janë shprehur se fëmija ishte i shëndetshëm dhe i fortë. “Vëllai im ishte një fëmijë shumë i fortë. Ai nuk kishte asnjë problem”-shkruan vëllai i 15-vjeçarit në rrjetet sociale. Megjithatë mediat vendase raportojnë se sipas autoriteteve shëndetësore, vdekja nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me vaksinimin. Në vijim pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkaqet e vdekjes së të riut.

Burimi: Protothema | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania