JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Qentë e tërbuar të Laert Durajt terrorizojnë pasanikët e “Rolling Hills”!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14/09/2021 22:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se prej disa kohësh tashmë, pasanikët e kompleksit të vilave luksoze “Rolling Hills” i ka shqetësuar një problem jo pak i vogël në komunitetin e “të ashtuquajturve elitës së shoqërisë kapitaliste”. Aty ku jetojnë personazhet më të pasur të fushave të ndryshme të vendit, qenkan bërë problem i madh disa qen që kanë terrorizuar pasanikë e që përkatësisht raportohet të kenë pronar Laert Durajn. Denoncimi është publik as më shumë e as më pak nga gazetari i njohur Arian Çani në profilet e tij në rrjetet sociale i cili bën thirrje që autoritetet të veprojnë me ligj, ose nëse nuk zgjidhet gjë kështu, të zgjidhet me miqësi.

“S.O.S! Situatë e rënduar nga dy qen të tërbuar në Rolling Hill. Prej disa muajsh tashmë, dy qen të tërbuar ulërasin dhe lehin me një fuqi të jashtëzakonshme si dhe kërcënojnë çdo kalimtar të rritur e fëmijë që kalon paqësisht në rrugë. Qentë e tërbuar po tmerrojnë nga zhurma gjithë banorët përreth por askush nuk guxon t’i kërkojë të zotit t’i qetësojë.”-shkruan ai duke shtuar se një instruktosh qensh do e kishte zgjidhur problemin, por pronari as nuk dënjon të reagojë. Denoncimi i Çanit, vjen me një fakt interesant brenda, pas publikimit. Duket se ai është penduar që ka përmendur emra, duke fshirë emrin e pronarit të qenve dhe duke e cilësuar thjesht si “personazh jo pak i njohur”, në denoncimin e tij publik.

STATUSI I PLOTË

"S.O.S Situatë e rënduar nga dy qen të tërbuar në Rolling Hill. Prej disa muajsh tashmë, dy qen të tërbuar ulërasin dhe lehin me një fuqi të jashtëzakonshme si dhe kërcënojnë çdo kalimtar të rritur e fëmijë që kalon paqësisht në rrugë. Qentë e tërbuar po tmerrojnë nga zhurma gjithë banorët përreth por askush nuk guxon t’i kërkojë të zotit t’i qetësojë. Arsyet kuptohen lehtësisht. Do mjaftonte një instruktor qensh dhe problemi do ishte zgjidhur për tre ditë. Por jo. Pronari i qenve, një personazh jo pak i njohur në disa komunitete, as nuk denjon të reagojë. Kush ka miqësi ose autoritet për t’ia kërkuar këtë të zotit, është i lutur të ndërhyjë. Ky është një lajmërim i parë. Do ju informojmë më tej në ditët në vijim…"-është statusi që ka shkruar Arjan Çani dhe më pas është penduar duke censuruar emrin e pronarit të qenve, me përcaktimin përgjithësues "personazh jo pak i njohur”.