JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Panik në SHBA! Al-Kaeda mund të sulmojë sërish brenda një viti
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/09/2021 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtori i CIA-s në SHBA, Scott D. Berrier pretendon se Al Kaeda mund të jetë gati për të "kërcënuar" SHBA-në brenda një viti. Përpara marrjes së Afganistanit nga talebanët, zyrtarët e Pentagonit shprehën shqetësimin se Al Kaeda mund të riorganizohej brenda dy vitesh, ndërsa tani thuhet se përveç rindërtimit në Afganistan, grupi terrorist mund të kërcënojë SHBA-në në një të ardhme jo të largët. David S. Cohen, zëvendës drejtor i CIA -s, i bëri jehonë këtyre shqetësimeve dhe tha se është e vështirë të përcaktohet saktësisht afati kohor kur Al Kaeda ose dega e Shtetit Islamik në Afganistan do të "jenë gati të sulmojnë sërish".

Nisur nga kjo, Cohen tha se CIA do të shikojë disa lëvizje të mundshme të Al Kaedës në Afganistan duke mbledhur informacione nga larg. Edhe pse ai nuk përmendi anëtarë të veçantë të grupit terrorist që kanë udhëtuar në Afganistan që nga kthimi i talebanëve, Amin al Haq, ish-shefi i sigurisë i Osama bin Laden, u pa në video duke u kthyer në provincën Nangarhar muajin e kaluar. Financial Times e përshkroi Al Kaedën si të “goditur dhe dobësuar” pas vdekjes së Osama bin Laden, por militantët tani mund të përdorin kontrollin e Afganistanit nga talebanët në avantazhin e tyre.

Shqetësimet e Pentagonit vijnë pasi talebanët nënshkruan një marrëveshje me administratën Trump në shkurt 2020, ku thuhet se nuk do të lejojë asnjë nga anëtarët e tij, individë ose grupe të tjera, përfshirë al-Kaedën, të përdorin tokën e Afganistanit për të kërcënuar sigurisë së SHBA -së. Grupi gjithashtu tha se do të dërgonte një mesazh të qartë se ata që përbëjnë një kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj nuk kanë vend në Afganistan, raporton Financial Times.

Burimi: UNILAD |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania