700 MILIONË LEKË Klodian Allajbeut dhe Janis Karathanos! Oligarkët më të shpërblyer të Shëndetësisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.09.2021, 21:36

Nuk është hera e parë që dëgjojmë çmendurira nga sektori i Shëndetësisë përsa i përket shpërdorimit dhe abuzimit me paratë e shqiptarëve. Titullarët e institucioneve shtetërore kanë marrë çdo kompetence për të futur në xhepat e oligarkëve paratë e popullit, për sa kohë që s’ka institucion që i heton. E nuk është as hera e parë që trajtojmë dyshen përfituese për të cilën do të shkruajmë në këtë artikull, pasi të dy janë klientë shumë të njohur të qeverisë.

Bëhet fjalë pikërisht për kompanitë EVITA, dikur në pronësi të Majlinda Fetahut, kushërirës së Allajbeut, fituese në mënyrë të dyshimtë duke mos patur asnjë eksperiencë, e koncesionit të Hemodializës bashkë me Spitalin Amerikan të administruar po ashtu nga Allajbeu dhe PEGASUS të shqiptaro-grekut Janis Karathano, fitues i Koncesionit të Laboratorëve. Dyshja e famshme e tenderave të kripur të Shëndetësisë po bën namin me paratë publike, duke i fituar ato pa u munduar fare, se i vijnë në thasë me porosi pa konkurruar me askënd edhe me 100% të Fondit Limit të procedurës publike. Edhe këtë herë është autoritet prokurues Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në një tender me vlerë 707 MLN Lekë për blerje kite reagente për testimin e gjakut me metodën NAT që do të thotë, Testimi i Amplifikuar me Acid Nukleik, një metodë sensitive e testimit të gjakut për detektimin e virusit të Hepatitit C, Virusit Imunodeficent, etj, pra me pak fjalë për detektimin e infeksioneve të mundshme nëpërmjet transmetimit të gjakut.

Tenderi është shënuar normalisht me FLAMUR TË KUQ për Mungesë Konkurrence, duke e nxjerrë dyshen me shkelje për pjesëmarrje pa garë.

DOKUMENTET E TENDERIT / SPECIFIKIMET TEKNIKE


6 MILIARD për 2 muaj! “EVITA” merr 1.2 MILIARD LEKË për Testet e Shpejta anti-Covid nga Ministria e Shëndetësisë

Oligarkët nuk ngopen me paratë e shqiptarëve! +707 MILIONË kompanive të koncesioneve të Shëndetësisë

I bleu kompani turqve, menaxherja e Përgjithshme e EVITA merr TENDER mbi 300 MILION LEKË në Shëndetësi

Manastirliu i jep edhe 1.8 MILIARD kompanisë që i dha 86 MILIONË $ për konçesionin e Hemodializës

|Zhvatje, korrupsion, klientelizëm| Klod Allajbeu i “Spitalit Amerikan” vjedh shqiptarët edhe tek tamponat

“Thelat” e Shëndetësisë/ Gjysmë Miliard Lekë për Engjëll Hoxhën dhe Hervin Forën

Ogerta mendon edhe për shokët e Petrit Vasilit, i jep Robert Çinës 300 MLN Lekë nga paratë e popullit

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit