Një 24-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia spanjolle, pasi kjo e fundit zbuloi një fermë me mbi 1 mijë rrënjë kanabisi të mbjella nga i riu.
Sipas mediave të huaja, ferma ndodhej në Bashkinë e Jarandilla de la Vera dhe aty kishte të mbjella gjithsej 1117 rrënjë. Ndërkohë, të gjitha këto rrënjë u prenë dhe në fund pesha e tyre rezultoi rreth 1 ton.