JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tragjedi pas tragjedie për familjen Kosta! Pas vdekjes së vajzës 21-vjeçare, nëna lufton për jetën, kryefamiljari kërkon ndihmë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2021 16:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Familja e Sotiraq Kostës nga Përmeti është në prag të një tragjedie tjetër pasi gruaja e tij po lufton me vdekjen. Para pak ditësh kjo familje humbi tragjikisht vajzën 21-vjeçare Marjana Kosta e cila vuante nga një diabet i fshehur. Pas vdekjes së të bijës, bashkëshortja e Sotiraqit, Mimoza tani po lufton me vdekjen pasi ndodhet në reanimacion. Kryefamiljari Kosta ka hapur një llogari bankare për të kërkuar ndihmë nga kushdo që ka mundësi për këtë rast. Sotiraqi kërkon ndihmë financiare nga shqiptarët, për të shmangur një tragjedi të dyfishtë për familjen e tij. Në foton e mëposhtme gjenden të dhënat e llogarisë bankare që kryefamiljari Kosta ka hapur për rastin e bashkëshortes të tij.