Ka nisur konferenca e përbashkët për media mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij hyrëse dhe përshëndetëse, Rama tha se do t'i kursente fjalët e mira për kancelaren pasi ajo nuk i ka qejf por i bëri asaj një ftesë. Rama tha se tani që Merkel po ikën, ajo do të ketë më shumë kohë dhe e ftoi të vizitojë Shqipërinë për detin diellin dhe humorin më të mirë se Europa.
Pa Merkel Ballkani nuk do jetë njësoj dhe as Europa nuk do ishte si është sot. Kancelarja që në detyrën e saj ka pasur impenjime dhe në kohën e lirë të ketë kohën dhe dëshirën për t’u kthyer në Ballkan dhe Shqipëri për t’u shpërblyer me detin, diellin dhe humorin që në këtë fushë është shumë përpara BE.
Por Merkel nuk humbi kohë dhe ia ktheu duke rënë dakord për cilësinë e diellit, por jo për humorin, teksa shtoi se rajoni i Ballkanit ka qenë një prioritet gjatë qeverisjes së saj.
Sa i takon humorit nuk jam shumë dakord me ju, sa i takon diellit po. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira, përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka ndërmarrë edhe në sistemin e drejtësisë, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për integrimin në BE.