Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në rajonin e Nizhny Novgorod për të marrë pjesë në fazën kryesore të stërvitjeve të përbashkëta strategjike Rusi-Bjellorusi "Zapad-2021" në terrenin e testimit Mulino. Gjatë fazës kryesore të stërvitjeve, njësitë e ushtrisë ruse, së bashku me kontigjentet ushtarake nga Armenia, Bjellorusia, India, Kazakistani, Kirgistani dhe Mongolia do të zhvillojnë aksione të përbashkëta për të zmbrapsur një ofensivë të mundshme të armikut. Stërvitjet mbahen në një territor të gjerë që përfshin bregdetin Baltik në rajonin më perëndimor të Kaliningradit deri në poligonet e qitjes në rajonet Voronezh dhe Nizhny Novgorod në Rusinë Qendrore Evropiane.
Stërvitjet përfshijnë rreth 200,000 trupa, më shumë se 80 aeroplanë luftarakë dhe helikopterë, deri në 760 automjete luftarake, përfshirë 290 tanke, më shumë se 240 sisteme raketash dhe mortaja dhe deri në 15 anije luftarake. Prej tyre, 12,800 trupa, përfshirë deri në 2,500 ushtarë rusë, më shumë se 30 aeroplanë luftarakë dhe helikopterë, deri në 350 automjete luftarake, përfshirë 140 tanke dhe deri në 110 sisteme raketash do të përfshihen në stërvitjet në territorin e Bjellorusisë. Terreni i testimit në ka karakteristika që bëjnë të mundur kryerjen e stërvitjeve ndër-shërbimore dhe të përbashkëta që përfshijnë të gjitha llojet e armëve të vogla, armatimin e automjeteve luftarake, sistemet e artilerisë, mbrojtjen ajrore dhe armët e aviacionit, përfshirë Iskander -M raketa operacionale-taktike.
Burimi: tass.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania