Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tripoli në Greqi, ku një 15-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në zonën e Madeika.
Mësohet se i riu është gjetur nga të afërmit, ndërsa është përjashtuar mundësia se mund të jetë vrarë. Nuk dihet se si ka humbur jetën 15-vjeçari, ndërkohë që autoritetet po hetojnë shkakun e tragjedisë.