“Kush nuk vaksinohet, kryen tampon çdo javë”-ka deklaruar kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj. Ndër të tjera ai ka shtuar se çdokush duhet të sjellë kartelën e vaksinimit apo përgjigjen e përjavshme të tamponit për të hyrë në institucion, duke e bërë të detyrueshme për punonjësit vaksinimin nëse duan të vazhdojnë të punojnë, ose të paguajnë shpenzime nga xhepi i tyre për të vërtetuar të kundërtën. Në një farë mënyre, kjo masë e kryebashkiakut të Pukës, një rreth me popullsi tejet të vogël bën të detyrueshme vaksinën për punonjësit e saj të administratës.