Plas lufta me oligarkët e Shëndetësisë! Kadareja VS Topçiu e Struga, “hienat” hanë 300 MLN Lekë të popullit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.08.2021, 23:07

Nëse nuk janë pjesë e një TRUSTI, oligarkët e Shëndetësisë kanë përplasje të shpeshta midis njëri-tjetrit për përfitimin e parave publike të këtij sektori. E bukura është se të gjitha këto të dhëna bëhen publike dhe kështu nxjerrin zbuluar njëri-tjetrin edhe kur procedurat duken të rregullta në sipërfaqe. Përplasja e radhës ka ardhur midis dy përfituesve më të mëdhenj të tenderave të Shëndetësisë, Artur Kadaresë VS Sokol Topçiut dhe Orion Strugës.

Bëhet fjalë për një tender të dhënë nga Drejtoria e Spitalit Berat me objekt: “F.V pajisje hotelerie dhe mjekësore për maternitetin e Beratit – Loti 1: F.V pajisje mjekësore për Maternitetin e Beratit” me Fond Limit 500 MLN Lekë PA TVSH. Bukur, në tender kanë marrë pjesë dy kompani, BIOMETRIC e Artur Kadaresë me ofertë ekonomike 400 MLN dhe “Farma Net Albania” shpk bashkuar me “FEDOS” Shpk përkatësisht të Sokol Topçiut dhe Orion Strugës me ofertë ekonomike 338 MLN Lekë pa TVSH, ku fituese ka dalë kjo e fundit duke respektuar konkurrencën dhe ofertën më të ulët ekonomikisht.

SOKOL TOPÇIU | OGERTA MANASTIRLIU

Zbuluar këtë truk miliona lekësh që dalin nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, e ka zbuluar pikërisht në ankimimin e tij Artur Kadareja, pasi nuk u shpall fitues dhe pretendonte të ishte ai fituesi i tenderit të majmë. Në lidhje me këtë Kadareja ka bërë një ankimim në KPP duke renditur arsyet dhe duke akuzuar autoritetin kontraktor për favorizim klientelist të operatorit fitues, për shkak të disa kritereve specifike në tender, që mund t’i lexoni në dokumentin e mëposhtëm.

ANKIMIN MUND TA LEXONI KËTU

Një ndër pikat që mund të konsiderohet qesharake është që në tender kërkohet tavolinë obsertikale dhe gjinekologjike me specifikat:

– Pajisja të jetë e mbështetur në 4 rrota dhe me mbështetje statike gjatë ndërhyrjeve

– Krevati të mbajë peshë të paktën 300 kg

– Lëvizjet anësore majtas-djathtas të paktën 35 gradë

(Përgjigjen e operatorit ankimues e gjeni në faqen 4) ku rrjedhimisht shpjegon se: “Nëse tavolina operatore është e pajisur me rrota me frena, atëherë stafi mjekësor mund ta lëvizë lehtësisht atë kur është e nevojshme si dhe ta vendosë në pozicion statik me anë të frenave gjatë ndërhyrjeve. Gjithashtu kapaciteti mbajtës 300 kg është një tjetër kriter jo i nevojshëm dhe kufizues, pasi dihet që pesha e pacientit së bashku me aksesoret që mund të montohen në tavolinë, nuk mund të arrije në këto vlera.”

Gjithashtu Kadareja specifikon se Spitali i Beratit ka kërkuar modele aparatesh që i shpërndajnë pajisje vetëm operatorëve në garë që i bën automatikisht fitues duke i favorizuar dhe duke skualifikuar pjesëmarrësit e tjerë. (Fq 5) Gallata të tjera të specifikimeve teknike të këtij tenderi mund t’i lexoni në dokumentin e bashkangjitur në artikull më lart.

Doni më akoma prova që institucionet e Shëndetësisë nën varësi të Ogerta Manastirliut bëjnë ping-pong me taksat tona dhe ua japin oligarkëve sipas interesit personal? Ky ishte një rast konkret, ndër shumë ët tjerë të faktuar që duhet hetuar nga anëtarët e SPAK, nëse i kanë mbaruar pushimet. Dëgjohemi sërish në zbardhje rastesh të afërta në lidhje me aferat për të gjitha kompanitë e përmendura...


“Luftë Titanësh”/ Oligarku Fatmir Struga eliminon një tjetër oligark, përfiton 500 MILIONË nga Lekët tona

Lojë e dyfishtë babë e bir në familjen STRUGA/ Zhvasin para publike me dy kompani me emër të njëjtë

Vendi ‘vlonte’ në protesta, tenderat e Shëndetësisë ‘vu’! 1.5 Miliard për maska nga QSUT e Shefqet Ndroqi

I shtrohet tapeti i kuq me para Oligarkut Artur Kadareja të BIOMETRIC! 10 MILIARD nga taksat e shqiptarëve

Artur Kadareja i “BIOMETRIC”, pas 31 milionë eurove tek shëndetësia, merr dhe 40 milionë lekë të Sandër Lleshi

Bosi i farmacive që po përlan paratë e pandemisë, lidhjet, festat dhe fati në karantinë, shet edhe duhan edhe maska

Gazetari-administratorit të “Farma Net”: Kush nga zyrtarët e shtetit që të kanë favorizuar bën xhiro me jahtin tënd?

Pas xhirove me jaht, Sokol Topçiu i FARMANET “kullufit” 285 milionë të tjera nga Agim Ismaili i burgjeve

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit