Rama: Vaksinimi për pedagogët dhe studentët do të bëhet i detyrueshëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.08.2021, 11:37

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se edhe studentët dhe pedagogët mund të përballen me vaksinim të detyrueshëm. Gjatë inspektimit në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2, Rama tha se nuk mund të lejojmë një përshkallëzim të numrave të të infektuarve apo masave që nuk duhet t'i rikthejmë pas. Duke shtuar se ata që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën do të mbeten jashtë auditoreve.

Duhet t'ia shpjegojmë rektoratit, vaksinimi për studentët do të jetë i detyrueshëm, që ta dinë që nëse vjen momenti, e të mos thonë "pse s'na thatë, dua 'sdua", se ata që kanë pjesë të aktivitetit të tyre bashkë me të tjerë është përgjegjësi që nëse për veten mund të thonë s'dua t'ia di të tjerët, s'mund të t'i marrin të tjerët në qafë. Do vijë momenti që vaksinimi për studentët në auditore të jetë i detyrueshëm. E pamundur që të lejojmë që të kemi një përshkallëzim të panevojshëm të numrave dhe të shkojmë në masa që kurrë nuk duhen kthehen pas. Edhe me pedagogët e njëjta gjë. Nuk ka "nuk dua", pedagogët që hyjnë në auditor, studentët kanë përgjegjësi të mbrojnë të tjerët dhe shteti ka për detyrë që të mbrojë dikë që është i vaksinuar nga ai që nuk vaksinohet. Mund të mos e bësh, por rri jashtë, nuk futesh në auditor. Mund të vij momenti që për disa kategori të bëhet e detyrueshme dhe këtu, se tjetër gjë për atë që rri në shtëpi, por kush ka punë apo aktivitete të tilla që është në kontakt me njerëzit e tjerë në distanca të afërta nuk mund të thotë s'dua, ose të thotë s'dua por të tërhiqet nga ai ndërveprim deri sa të jetë virusi vërdallë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit