JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bledi Çuçit i “fluturon tepeleku”, 3 milion euro tender për ndërtimin e komisariatit Dibër
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25/08/2021 22:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rradhën e ka Bledi Çuçi miq! Pikërisht ministri i brendshëm dhe institucionet që ai ka në varësi. Këtë rradhë nuk bëhet fjalë për vlera të vogla por për plot 3 milion euro tender! Kjo shifër kaq e lartë mësohet se do të përdoret për rikonstruksion/ndërtim i objekteve të Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Dibër. Tenderi në vetvete ka mjaft pika të dyshimta çka nënkuptohet se edhe fituesi ka të ngjarë të jetë i paracaktuar.

Fondi limit i tenderit është 303,482,250 lekë të reja pa TVSH ose rreth 3.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Ai mban numrin e referencës REF-91761-03-30-2021. Le t’i hedhim një sy dokumentacionit të kësaj procedure prokurimi. Shikohet se në garë kanë marrë pjesë 6 firma të ndryshme. Por për habi 2 prej tyre nuk kanë ofruar fare ofertë. Fakti që kanë marrë pjesë pa paraqitur ofertë nënkupton se e kanë bërë vetëm për të krijuar idenë artificiale se në garë ka patur shumë pjesëmarrës. Vihet re se fituese është shpallur firma “HASTOÇI” në pronësi të Asllan Hastoçit.

Firma në fjalë ka ofruar vlerën prej 299,571,989 lëkësh të reja pa TVSH ose rreth 3.6 miliardë lekë të vjetra me tvsh. E konvertuar në euro, kjo shifër shkon në gati 3 milion euro. Por ndërkohë shikohet se një tjetër firmë pjesëmarrëse në garë ka ofruar gati 600 milionë lekë të vjetra më pak sesa firma “HASTOÇI”, e megjithatë “çunat” e Bledi Çuçit nuk e kanë marrë në konsideratë aspak këtë diferencë kolosale dhe përsëri kanë shpallur fituese firmën e mësipërme. Gjithashtu, siç ndodh rëndom në tenderat e dyshimtë, vlera fituese është pothuajse identike më atë të fondit limit. Në rastin konkret kjo vlerë është sa 98.71% e fondit limit. Jepi Bledi!