Rastet e shantazhit nuk kanë fund në Shqipëri dhe kryesisht ndodhin tek adoleshentët, përmes rrjeteve sociale. Një rast i tillë ka mbërritur edhe së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një vajzë e re ka denoncuar një djalë, i cili i merr fotot e saj dhe i poston në një adresë tjetër, të cilën e ka hapur me emër vajze. Denoncuesja e ka vënë re këtë gjë dhe i ka shkruar për ta fshirë, por është përballur me një ‘kusht’. Djali , i cili i ka marrë foton, kërkon që t'i shohë vajzës, pjesët intime. Këto ai ia shkruan hapur fare në rrjetet sociale. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që e bën këtë gjë, pasi thekson se e ka provuar tek dy vajza. Lidhur me këtë ngjarje duhet të merret edhe policia. Këto akte janë të dënueshme.
Denoncimi i qyetares: