JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Erion Veliaj i “fal” 500 milionë firmës RESULI me ofertë sa 97% e fondit limit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13/08/2021 22:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk mund të mungonte natyrisht vetë Bashkia Tiranë ne tenderat të cilët konsiderohen më së paktu të dyshimtë. Ky institucion siç mund të merret me mend zë një vend kryesor në organizimin e tenderave në shifra të larta. Në rastin konkret bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë, një drejtori e cila është në varësi direkte të kësaj bashkie.

Ky institucion ka organizuar tenderin me numër reference REF-01231-07-19-2021 me objekt “Blerje bitumi”. Fondi limit i kësaj procedure është 39,949,700 lekë të reja pa TVSH. Mirëpo ashtu siç ndodh shpesh në tenderat e dyshimtë, vihet re se në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm një kompani. Bëhet fjalë për firmën RESULI – ER në pronësi të Eduart Resulit. Kjo kompani ka ofruar një shifër të barabartë me 97% të fondit limit, ose më konkretisht 38,661,000 lekë të reja pa TVSH.

Nëse i shtojmë edhe vlerën e TVSH, vlera shkon në gati 500 milionë lekë të vjetra. Pra janë gati gjysëm miliardi lekë të vjetra që drejtoria në varësi të Erion Veliajt ka dhënë pa garë ndaj një firme që ka ofruar thuajse të njëjtën vlerë me fondin limit. A duhet të hetojë SPAK?