Dosja “Kakome”/ Kallëzohen në SPAK mafiozët Luan Leka, Shaban Memia, Dritan Çelaj e Andri Dhima, Drejtor Kadastre-Sarandë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09.08.2021, 23:21

Qysh prej datës 17 korrik 2021, kryetari i fshatit Nivicë-Lukovë, Stefan Llambri dhe banorët, kanë depozituar në SPAK, kallëzim për grabitjen me letra false, nga oligarkë e ish-zyrtarë shteti, të 20 hektarë tokë pronë të tyre ligjore në Kakome.

ë kallëzuar në SPAK, për disa vepra penale “Shpërdorim detyre” e “Falsifikim dokumentesh” të kryera në bashkëveprim, janë këta persona:

1. LUAN LEKA, akuzuar për veprën penale falsifikim i dokumenteve pronësore zyrtare e private; vjedhjes me mashtrim të pronës private e shtetërore dhe korrupsion me zyrtarë shteti.

2.SHABAN MEMIA, ish-Drejtor i ALUIZNI-it, akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, me objekt korrupsion, bashkëveprim në falsifikimin e zhdukje të dokumenteve pronësore të banorëve e shtetit; dhe favorizim në grabitjen e pronës me akt shitje-hipotekimi.

3. DRITAN ÇELAJ, i akuzuar për falsifikimin e 15 dokumenteve zyrtare e private të banorëve; vjedhjes me anën e mashtrimit të pronës private e shtetërore dhe korrupsion me zyrtarët e shtetit.

4. ANDRI DHIMA, Drejtor i Kadastrës-Sarandë, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe ndikim i paligjshëm, për vazhdimin dhe fshehjen e krimit të grabitjes së 20 hektarë tokë të banorëve në Kakome e të 19 hektarë tokë pronë shteti.

Banorët iu drejtuan SPAK-ut, mbasi Prokuroria e Sarandës e bllokoi denoncimin e bërë 1 vit më parë, nga presioni i “të fortëve” të oligarkëve; presioni i shefave të “Veting” të lidhur me ta në “Resort Kakome”, dhe “çeku” që iu dha prokurorit Sali Hasa, tashmë i burgosur., raporton Pamfleti Tashmë, dosja është në SPAK, shoqëruar me fakte e bazë ligjore në favor të banorëve, ku provohet krimi që kanë bërë biznesmenët Luan Leka e Dritan Çela; dhe Shaban Memia ish-Drejtor i ALUIZNI-t të Shqipërisë e Andri Dhima, aktualisht Drejtor i Kadastrës-Sarandë. Kjo bandë shtet-oligarkë, u ka grabitur 20.5 hektarë tokë banorëve në Kakome dhe 18.5 hektarë tokë buzë detit ia kanë grabitur shtetit; me çmim shit-blerje 119 lekë/m2, duke përdorur letra pronësie, ndërtimi e legalizimi false.

Në kallëzimin penal, thuhet se kjo grabitje 39 hektarë tokë pronë e banorëve dhe e shtetit në Kakome, është mbështetur dhe me Vendim nr. 14, datë 10.06.2020 të Këshillit Kombëtar të Territorit, firmosur nga Edi Rama dhe ministrat Belinda Balluku e Blendi Klosi, të cilët kanë ri-përsëritur lejen për ndërtimin e “Kakome Bay Resort”. Nga kjo sipërfaqe e grabitur, 20.5 hektarë është pasuri ligjore e 1005 banorëve të fshatit Nivicë-Kakome, dhënë qysh më 20.12.1994 nga Komuna Lukovë. Mirëpo, në datën më 23.03.2012, Shaban Memia ia shiti oligarkëve Luan Leka e Dritan Çelaj me 119 lekë/m2; ndërsa pas 20 ditësh, më 16.04.2012, me urdhër të Sali Berishës e Ilir Metës, u hipotekua në emër të firmës fantazmë “Riviera Kakome”.

FAKT/ Më 16 maj 2012, vetëm 1 muaj e gjysëm pas shitjes dhe hipotekimit të kësaj toke, që u është grabitur banorëve dhe shtetit në Kakome; Erjon Braçe thirri në interpelancë ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi, duke i kërkuar t’u hiqej oligarkëve mafioz (siç i quajti); në të kundërt, Braçe u betua se akt-shitja do anulohej pas ardhjes së PS në pushtet. Por gjatë 8 vite pushtet, Rama e Braçe kanë nxjerr 6 vendime, që jo vetëm e konsiderojnë të ligjshme grabitjen në Kakome prej bandës Leka-Çelaj-Memiaj; por i kanë rinovuar certifikatën e pronësisë e lejen ndërtimor, ndërsa 6 muaj më parë, i dhuruan dhe 5 hektarë të tjerë tokë atje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit