JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Nuk i rrihet Tomit të AKEP, 200 milionë tender për PC STORE, megjithëse ofroi më shumë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30/07/2021 22:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prapë ai, prapë Tomi! Personazhi i cili frymëzoi shprehjen e famshme “jepi Tomi” ka dalë përsëri në dritë. Jo për ndonjë shpikje apo lehtësim për qytetarët e shkretë që paguajnë taksa, por duke dhënë në mënyrë të dyshimtë tenderin e rradhës. Është e çuditshme por rrallë mund të qëllojë që tenderat e AKEP që pas ardhjes në krye të tij të Tomi Frashërit, të jenë pa probleme.

Themi kështu pasi gjatë gjithë kësaj kohe tenderat e dhëna nga Tomi kanë qenë përgjithësisht të dyshimta. Natyrisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe as kësaj rradhe. Bëhet fjalë për një tender që ka për objekt “Automatizimi i proceseve të AKEP”, që ka të bëjë me paketa softëare menaxhimi liçensash. Mirëpo duke hulumtuar dokumentacionin e këtij tenderi, dalin njëra pas tjetrës faktet e dyshimta. Fillimisht shikohet se njëra nga firmat pjesëmarrëse në tender, ka marrë pjesë por nuk ka dhënë ofertë.

Kjo është një sjellje e pakuptimë dhe e dyshimtë, pasi nuk mund të regjistrohesh në një garë e të mos ofrosh ofertë. Së dyti shikohet se fituese është shpallur kompania PC STORE në pronës të Elton dhe Vitator Mehmeti. Mirëpo një tjetër kompani pjesëmarrëse në garë ka ofruar gati 30 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa PC STORE, e mëgjithatë për habi është skualifikuar nga “çunat” e Tomit.

Merret me mend se ku mund të kenë përfunduar këto 30 milionë, por kjo është detyrë e SPAK-ut. Nga ana tjetër vihet re se ka patur të paktën 4 ankesa nga operatorët pjesëmarrës të cilat duket se nuk janë marrë parasysh dhe fitues është lënë PC STORE. Me sa duket Tomi i ka “kopsitur” mirë punët që fitues të shpallet ai që “duhet”. Jepi Tomi!