Erion Veliaj i bën “peshqesh” 140 MLN Lekë 25-vjeçarit! Paratë e popullit i merr djali i Abdulla Dikut

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.07.2021, 18:27

“Më mirë është të dish, sesa të kesh”-deklaronte dikur në ekranet opozitare, eksperti i mjedisit Abdulla Diku, i cili kritikonte qeverinë për koncensionet që ua jepte oligarkëve e biznesmenëve. Ky zë kritik i qeverisë që tashmë i ka ndryshuar rendin shprehjes së tij në “Më mirë është të kesh, sesa të dish”, duket se është vetë njëri prej këtyre biznesmenëve që Rilindja di si t’i bëjë "të squkin". “Përça e sundo” është parimi politik i përdorur prej kohësh nga Rilindja, në 3 vite mandate kur të gjithë ata që i kanë dalë kundër ndër vite e kanë folur kundër tyre në media, janë ulur e bërë një me pushtetin pasi Veliaj i ka rreshtuar me përfituesit e parave publike.

Djali 25-vjeçar i ekspertit të mjedisit, ka përfituar një tender me vlerë 140 Milionë Lekë pa TVSH nga Bashkia Tiranë falë institucionit prokurues Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Diferenca e Fondit Limit me ofertën që ka ofruar “Diava Consulting” shpk, për të cilën nuk ka asnjë të dhënë veçse në QKB, me zotërues 100% Aldo Dikun në bashkëpunim me “NAIM 2020 shpk” shpk të Naim Koçit, është vetëm 900 mijë lekë të vjetra. Ky tender është shënuar me FLAMUR TË KUQ për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”, kur nga gara është tërhequr në mënyrë të dyshimtë kompania “XHEPI” shpk e cila kishte dhënë oferte ekonomike më të vogël dhe rrjedhimisht në zbatim të Ligjit të Prokurimeve Publike për të minimizuar kostot nga shpërdorimi i Buxhetit Lokal, kishte më shumë gjasa të shallej fitues. Tenderi i është dhënë 25-vjeçarit Diku, thuajse me 100% të Fondit Limit.

A do flasë më Dulla pas qërasjes së majme…?!


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit