Detaje nga përdhunimi në Gjilan: “E goditi disa herë me rrip të pantallonave dhe e detyroi të…”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.07.2021, 12:35

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve B. B.

“Ekziston dyshimi i bazuar se nga data 24.07.2021, rreth orës 22:00, në hyrje të fshatit Livoç i Poshtëm, Komuna e Gjilanit, përkatësisht në Motel Kasabllanka, dhe me datë 25.07.2021 deri ora 06:00 në shtëpinë e të pandehurit në Gjilan, i pandehuri në vazhdimësi me anë të torturës apo trajtimit çnjerëzor ka detyruar personin – tani të dëmtuarën M. A., që të kryej akt seksual, në atë mënyrë që posa kishin hyrë në njërën nga dhomat e këtij moteli dhe në shtëpinë e tij, menjëherë kishte filluar ta godas disa herë me rrip të pantallonave nëpër pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore, e më pas e detyron që të kryej akt seksual, duke e kanosur në zbulimin e ndonjë fakti që do ta dëmtonte rëndë nderin e saj, ashtu që e detyron të dëmtuarën që të kryejnë akt seksual”, njofton Gjykata.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale, duke marr parasysh edhe dënimin për këtë vepër që parashihet nga prej 5 deri në 15 vite burgim”, përfundon njoftimi i tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit