Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kroaci, mediat kroate kanë publikuar pamjet nga autobusi ku humbën jetën 10 persona, ndërsa u plagosën 40 të tjerë. Kujtojmë se të dielën autobusi i kompanisë “Deva Tours” u aksidentua në autostradën Sllavonski Brod të Kroacisë, për shkak të lodhjes së tepërt të shoferit, të cilin dyshohet se e zuri gjumi. Në fotot e publikuara shihet se autobusi në pjesën e brendshme është pothuajse i shkatërruar dhe të gjitha xhamat janë të thyera.