Një burrë në Drenas është sjellë pa shenja jete, të hënën në orën 16:40, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë qytet.
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë, shkruan Gazeta inFokus.
Përderisa një rast tjetër ka ndodhur po këtë ditë në Drenas. Sipas policisë një grua është gjetur pa shenja jete dhe rasti po vazhdon të hetohet.
“VDEKJE E DYSHIMTË
Drenas, 26.07.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF-Drenas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
Lipjan, 26.07.2021 – 18:41. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.