Hidilyn Diaz, peshëngritësja filipinase ka fituar medalje ari në Lojërat Olimpike në Tokyo. Kjo është medalja e parë që Diaz merr dhe medalja e parë për të gjithë shtetin filipinez. 30-vjeçarja, shpërtheu në lot, pas kësaj fitoreje dhe u shpreh shumë e lumtur që arriti të bëjë vendin e saj krenar.
Me fitoren, Diaz do të marrë 33 milion pesos (660,000 $) si edhe një shtëpi. Gjithashtu, Komisioni i Sporteve Filipine garanton një stimul prej 10 milion pesos për çdo medalje ari të fituar.