Studimi: Pas gjashtë muajsh vaksina kineze humb efektivitetin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.07.2021, 02:06

Antitrupat e krijuar nga vaksina kineze Sinovac për COVID-19 bien nën nivelin kritik, rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë për shumicën e të vaskinuarve, megjithatë një dozë e tretë përforcuese mund të ketë një efekt të fortë mbrojtës, sipas një studimi laboratorik. Studiuesit kinezë raportuan gjetjet nga një studim i mostrave të gjakut nga të rritur të shëndetshëm të moshës midis 18 deri në 59 në një studim të botuar të dielën. Për pjesëmarrësit që kishin marrë dy doza, me interval dy ose katër javëshe , vetëm 16.9% dhe 35.2% respektivisht vazhdonin të kishin nivel antitrupash, mbi minimumin e duhur gjashtë muaj pas dozës së dytë, thotë studimi.

Përfundimet u bazuan në të dhënat nga dy grupe që përfshinin më shumë se 50 pjesëmarrës secili. Doza e tretë iu dha 540 pjesëmarrësve në studim. Për ata që morrën dozën e tretë, rreth gjashtë muaj pas së dytës, nivelet e antitrupave neutralizues pas 28 ditësh ishin rritur rreth 3-5 herë nga nivelet e diktuare katër javë pas dozës së dytë, sipas studimit.

Burimi: channelnewsasia.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit