Të paktën 57 njerëz u mbytën ditën e sotme pas përmbysjes së anijes pranë Homs në afërsi të bregdetit libian. Kjo ishte një tjetër tragjedi tjetër që vrau migrantë të mundshëm në Mesdhe. Në një postim në Tëitter zëdhënësi i IOM, Safa Mesli tha se sipas deklaratave të të mbijetuarve, mes viktimave ishin të paktën 20 gra dhe dy fëmijë. Kujtojmë se gjatë muajve të fundit nisjet e anijeve që transportonin emigrantë nga Libia dhe Tunizia në Itali dhe pjesë të tjera të Evropës janë rritur ndjeshëm. Shkaqet e emigracionit lidhen me varfërisë dhe luftës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Homs ndodhet 120 kilometra nga Tripoli, në bregun perëndimor të Libisë.
Burimi: RTE |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania