‘Ligji e ndalon’/ “Fundjavë Ndryshe” merr 43 mijë metër katror për 1 Euro në Tiranë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.07.2021, 21:44

“Fundjavë Ndryshe”, fondacioni i krijuar nga Arbër Hajdari, ka privatizuar për 1 Euro, repartin e Artilerisë në Brar të Tiranës. Sipërfaqja e ambientit është rreth 43 mijë metër katror. Ndërkohë në MCN, përfaqësuesja e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Paula Bero, ka sqaruar se ligji përkatës e kufizon blerjen e aseteve nga OJF-të. Më poshtë intervista e znj. Bero.

Intervista:

Por vetë shoqëria civile përmes një serie reagimesh thonë se janë të pakonsultuara mbi këtë projektligj dhe kanë pasur mjaft kritika. A jeni konsultuar me organizatat e shoqërisë civile apo jo?

Bero: Për sa kohë është një peticion i pranishëm do të thotë se organizatat kanë informacion lidhur me procesin e ligjit për lehtësimin e procedurave për regjistrimin e tyre. Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në rolin e mbështetësit në këtë ligj ka organizuar takime konsultative në qarqet e Republikës së Shqipërisë me përfaqësues të shoqërisë civile. Në mungesë të një database të mirëfilltë që ky ligj e mundëson dhe e ndikon AMSHC vetë ka një databazë të sajën e cila plotësohet në mënyrë vullnetare dhe përditësohet po ashtu në mënyrë vullnetare në sajë të kërkesave të vetë organizatave në adresat tona elektronike dhe ka lajmëruar të gjitha organizatat të cilat disponon në databazën e saj. Përmes emaile-ve dhe konsultimeve publike. Në kuadër të ligjit për konsultimin publik, përfaqësues nga institucioni kanë shkuar pranë qyteteve pranë të cilave organizatat ndodhen për të lehtësuar pjesëmarrjen dhe ka pasur pjesëmarrje jo shumë të lartë. Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile gjatë gjithë veprimtarisë së saj ka në fokus ato dhe patjetër që do ti mbështesë. Janë zhvilluar edhe tryeza të rrumbullakta me pjesëmarrje edhe të aktorëve të tjerë. Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile ka në rolin e sekretariatit Teknik dhe këshillin kombëtar për shoqërinë civile në përbërjen e të cilit ndodhen 13 anëtarë nga shoqëria civile. Duke qenë se ligji është zhvilluar në periudhën e pandemisë na është dashur ta zhvillonim duke iu përshtatur situatës dhe takimet janë zhvilluar online për ti informuar rreth ligjit për regjistrimin e tyre. Konsultimi do të vijojë si proces.

Ministria e Financave gjatë viti 2020 ka rritur programin dhe sasinë e fondeve të cilat adresojnë çështjetet e barazizë gjinore. Ju keni informacion mbi këtë? Cilat janë organizatat qe mund te thithin fonde per buxhetimin me baze gjinore?

Bero: Vitin e kaluar AMSHC ka një fond dedikuar për organizatat e shoqërisë civile. Për shkak të pandemisë dhe situatës së vështirë në të cilën po kalonte vende një pjesë të fondit Ministria e ktheu mbrapsht për shkak të pandemisë. AMSHC ka funksionuar me një fond më të reduktuar se zakonisht. Fushat prioritare kanë qenë të gjithanshme, si ato të barazisë gjinore, rinisë edhe ato strategjiket dhe qeveritaret si lufta kundër korrupsionit e cila ka pasur 20%. Barazia gjinore ka pasur një kuotë pjesëmarrëse në fondet e aplikuara pranë nesh. Fondi që ne kemi pasur në dispozicion ka qenë rreth 100 milionë të reja.

Si regjistrohen asetet e organizatave jofitimprurëse?

Bero: Për sa i përket regjistrimit të aseteve institucioni jonë nuk e ka si kompetencë këtë procedure. Janë institucione të tjera kompetente që merren me këtë pjesë. Ligji jonë e ka të kufizuar pjesën e blerjes apo dhënies së tokës gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tyre nga organizatat jofitimprurëse. E vetmja gjë që ne përkrahim kur i financojmë këto projekte janë ambiente fasilituese me qira, për pjesën e blerjes nuk lejohet sipas ligjit me të cilin institucioni jonë operon.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit