Vetëm 30 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.07.2021, 20:58

Një nga parakushtet për fillimin e vitit të ri shkollor, sipas Ministrisë së Arsimit në Kosovë, është vaksinimi i personelit mësimor dhe stafit përcjellës me vaksinën kundër COVID-19.

Sipas ministrisë, deri më tash, nga rreth 23 mijë mësimdhënës në gjithë Kosovën, deri në fund të javës së kaluar janë vaksinuar rreth 7 mijë prej tyre.

Ministrja e Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Arbërie Nagavci, tha për Radio Evropa e Lirë, se mësimdhënësit në Kosovë duhet të vaksinohen dhe të jenë shembull edhe për të tjerët.

Ajo tha se nuk e di me saktësi se pse ekziston një lloj hezitimi te mësimdhënësit për t’u vaksinuar.

Në Kosovë nuk ka asnjë ligj që mund ta detyrojë ndonjë kategori të shoqërisë që të vaksinohet kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusin.

Vaksinimi i mësimdhënësve, thotë ministrja, Nagavci mbetet obligim moral.

“Pa pasur bazë të mjaftueshme ligjore, nuk mund t’i obligojmë për një gjë të tillë, por pres që mësimdhënësit të jenë shembull i mirë”, tha Nagavci.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, përmes një përgjigjeje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, zyrtarët thanë se është shumë me rëndësi që mësimdhënësit të jenë të vaksinuar para fillimit të procesit mësimor, për të siguruar mbrojtje nga virusi për veten, për nxënësit/studentët dhe, siç thonë ata, edhe vijueshmëri të rregullt të procesit edukativo-arsimor.

“Mosvaksinimi i personelit shëndetësor nuk ekziston. Mund të ketë raste individuale që ende nuk janë vaksinuar për arsye të ndryshme, por të dhënat nga procesi i vaksinimit tregojnë se personeli shëndetësor në Kosovë, shumica është vaksinuar. E njëjta gjë nuk mund të thuhet tani për tani për mësimdhënësit, por MSH-ja pret që edhe ata do t’i përgjigjen pozitivisht vaksinimit, duke ditur rëndësinë jetike që ka sektori i arsimit dhe ai i shëndetësisë në Kosovë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë pa përmendur ndonjë kategori tjetër të shoqërisë që mund të ketë hezitim për t’u vaksinuar.Vetëm 30 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit