Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin e policisë ditën e sotme në Kadastrën e Tiranës, ku u arrestuan tre zyrtarë. Mësohet se në pranga kanë rënë dy seksere dhe një zyrtar i nivelit të ulët. Kujtojmë se SPAK ka lëshuar pesë urdhër arreste në total, por janë ekzekutuar tre prej tyre. Dyshohet se shkak për arrestimin e zyrtarëve është bërë falsifikimi i dokumenteve.