Kërkohet zgjatja e orarit për hotelet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.07.2021, 19:16

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në deklaratë për MIA tha se Këshillit Komunal do t’i kërkojë që të votojë t’u vazhdohet orari i punës objekteve hotelerike.

Ai sqaron se propozimi i tij do ta forcojë ekonominë dhe sektorin hotelerik dhe turistik.

“Jemi në kohën kur në komunën tonë ka ardhje të mërgimtarëve dhe objektet hotelerike u është rritur puna. Propozimi është që të vazhdohet koha e punës për dy orë në ditët kur ka manifestime dhe festa dhe programe kulturore. Me propozimin është paraparë që gjatë fundjavës në vend të 1 të mesnatës, kafenetë, restorantet dhe objektet tjera hotelerike të punojnë deri në ora 3, përkatësisht në vend të mesnatës, objektet hotelerike të punojnë deri në ora 3”, shrpeehet Taravari.

Ai shton se Ligji për veprimtari hotelerike e mundëson një gjë të tillë dhe se duhet të shfrytëzohet kjo mundësi që t’i ndihmohet këtij sektori i cili për shkak të pandemisë pësoi humbje të mëdha.

Taravari pret mbështetje unanime nga këshilltarët, ndërsa seanca do të mbahet të enjten.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit