Aksidenti në Kroaci/Dyshohet se shoferët u ndërruan ndërkohë që autobusi po lëvizte

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.07.2021, 19:03

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka thënë se ka zëra që aksidenti në Kroaci mund të ketë ndodhur pasi që shoferët janë ndërruar gjatë kohës sa autobusi ka qenë në lëvizje.

Ai për T7 ka thënë se nëse ka ndodhur një gjë e tillë, shteti nuk do të ketë mëshirë ndaj këtyre rasteve.

Ahmeti është shprehur se shumë pasagjerë gjatë asaj kohe kanë qenë në gjumë, ndërsa ata që e kanë parë se si ka ndodhur aksidenti kanë vdekur.

“Ka zëra që shoferët janë ndërruar gjatë kohës së lëvizjes së mjetit gjë që është jo zyrtare dhe kisha dashtë që të mos jetë ky variant. Kjo i bie që është moskujdesje dhe shteti nuk do të ishte dashur të ketë mëshirë. Ka qenë kohë shumë e hershme, një pjesë e madhe ka mundur të jenë në gjumë, ata që kanë qenë dëshmitar janë të vdekur.

Uroj të mos jetë kjo pasi po të ishte do të ishte më tragjike se ngjarja”, ka treguar ai.

Përndryshe, Ahmeti ka thënë se pasi pasagjerët nuk kanë qenë të lidhur me rrip sigurie, ata kanë pësuar lëndime.

“Kur jemi të lidhur me rrip të sigurisë shumicën e goditjeve i ndal ai. Por kur nuk jemi, goditjet janë të përballueshme, rritet pesha trupore deri në 2 e 3 herë më shumë”, ka shtuar ai.

Ahmeti ka thënë se shteti duhet të marrë masa pasi që Kosova është e para sa i përket numrit të aksidenteve në Ballkan.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit