Pas publikimit të skandalit me dy bionde, ku ish-sulmuesi legjendar i Anglisë Wayne Rooney shfaqej në shoqërinë e tyre dhe i dehur, ai ka vendosur të reagojë duke bërë denoncim në Policinë e Manchester. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike Rooney ka dorëzuar në polici imazhet që kanë bërë xhiron e rrjetit. Menjëherë kanë nisur hetimet se nga kanë dalë ato foto dhe imazhe. Në këndvështrimin e parë duket sikur anglezi ka kryer tradhëti duke shkuar me dy vajza bionde, por mbetet për t'u sqaruar gjithë ngjarja, ndërsa avokatët e tij nuk kanë pranuar të komentojnë në lidhje me fotot. Rooney momentalisht është trajner i Derby County në Angli dhe është i martuar me fëmijë.