“10 trupat e pajetë mund të arrijnë nesër në Kosovë”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.07.2021, 18:09

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka udhëtuar drejt Kroacisë për t’i vizituar bashkatdhetarët që po qëndrojnë në spital pas lëndimeve që morën në aksidentin tragjik në Sllavonski Brod. Në një lidhje direkte për emisionin “Frontal” me Arsim Lanin në T7, ai tha se sapo janë liruar 26 pacientë, teksa 15 prej tyre pritet të lirohen nesër. Latifi informoi se 2 nga pacientët kanë lëndime më serioze, por spitali ku po qëndrojnë, sipas tij, ka bërë organizim shumë të mirë dhe asnjë nga pacientët nuk ka vdekur në spital.

Kryetari i Rahovecit dha detaje në T7 nga Kroacia për gjendjen e të lënduarve në aksidentin e djeshëm tragjik.

“26 sapo janë liruar nga spitali, ka fillu të stabilizohet, ka përmirësime të gjendjes së të lënduarve, 15 janë ende të shtrirë, shpresojmë që nesër mund të lirohen pjesa më e madhe e tyre. Ndërsa, 2 pacientë janë me lëndime me serioze, por gjendja e tyre është stabile..Falënderoj drejtorin e spitalit dhe stafin, duke shtuar se është organizim efikas e funskional. Asnjë pacient s’ka ndërruar jetë kur ka arritur në spital. Të lënduarit janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, si nga Malisheva, Peja, Rahoveci, Deçani etj”, tha Latifi.

“Numri i të lënduarve është 45, shpresojmë të mos kemi ndonjë lajm të keq nga ndonjëri prej të lënduarve…Kemi dy të lënduar nga Kramoviku i Rahovecit, janë nënë e bijë, dhe kemi dy viktima. Është dhimbje e madhe e cila na ka goditur të gjithëve”, shtoi ai.

Tutje, ai tha se kthimi i trupave të pajetë do të bëhet në mënyrë të organizuar dhe të njëjtit mund të kthehen në Kosovë gjatë ditës së nesërme.

“Besoj se kthimi do të jetë i organizuar, besoj se nesër mund të bëhet kthimi, të bëhet një transport në mënyrë të organizuar. Ndoshta nesër në mbrëmjë mund të arrijnë trupat e pajetë”, përfundoi Latifi.

Të dielën, dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe 45 u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit