Protesta të shumta kanë nisur në Iran për shkak të mungesës së ujit. Sipas mediave të huaja, konkretisht në provincën e Khuzestan, mungesa e ujit është kthyer në një problem mjaft të madh.
Raportohet se kjo gjë po ndodh edhe nga temperaturat e larta, të cilat shkojnë deri në 50 gradë. Policia iraniane ka qëlluar me plumba protestuesit, ndërsa shefja e të drejtave të njeriut Michelle Bachelet akuzoi Iranin për “kundërpërgjigjen” që i ka dhënë protestuesve. Ndërkohë që Irani nga ana tjetër, i quajti këto akuza si të rreme.
Burimi: www.bbc.com|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA