Shoferi që shkaktoi aksidentin ishte arrestuar edhe më parë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.07.2021, 16:38

"Trafik droge përmes doganës së Muriqanit, 3 kosovarë kapen me 20 kg kanabis", kështu ishin titujt e lajmeve në janar të vitit 2017-të ku raportohej se 3 persona kanë rënë në prangat e policisë në doganën e Muriqanit, në tentativë për të trafikuar 20 kg kanabis.

E mesin e tyre ishte edhe Dukagjin Lyta, shoferi që shkaktoi aksidentin në Kroaci e ku për pasojë humbën jetën dhjetë persona e shumë të tjerë u lënduan, raporton JOQ KOSOVA.

Tre burrat janë kapur ndërsa do ta trafikonin drogën me autobusin e linjës Kosovë – Gjermani me targë 07 183 CE. Nga arkiva e lajmeve kuptojmë se gjatë veprimeve hetimore të kryera është bërë arrestimi i këtyre shtetasve, pasi në Pikën Kufitare Muriqan, është ushtruar kontroll ndaj automjetit autobuz i linjës Kosovë-Gjermani.

Shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin tragjik ka dalë sot përpara prokurorit, ndërsa sipas të gjitha gjasave, do të mbetet në qeli, shkruajnë mediat kroate. Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi se e zuri gjumi mbi timon.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë Brod-Posavina, Damir Brezić u shpreh për mediat se shoferi u mor në pyetje pa avokat, por edhe pa një përkthyes të gjuhës shqipe, “sepse ai e kupton mirë gjuhën kroate”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit