“Babi ku është mami?” 4 fëmijët qajnë për nënën që humbi jetën në aksidentin në Kroaci

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.07.2021, 15:27

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në autostradën Sllavonski Brod të Kroacisë, ku autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë u aksidentua dhe si pasojë dhjetë persona humbën jetën.

Në mesin e viktimave ishte edhe Alinda Iprijaj. Ajo udhëtonte drejt Kosovës me 4 nga 5 fëmijët e saj. Ajo humbi jetën në aksidentin tragjik, por 4 fëmijët shpëtuan për mrekulli.

Për Arif Kikajn , i cili mbërriti nga Peja para Spitalit në Slavonski Brod, emocionet janë të rënda. Vajza e tij 37-vjeçare Alinda Iprijaj mbeti e vdekur në tragjedinë në Kroaci.

Ai qan ndërsa flet për të, ndërsa më tej tregon se Alinda e ndjerë kishte në autobus me të 4 nga 5 fëmijët e saj. Fatmirësisht fëmijët nuk janë lënduar. Kur përmend këtë fakt se fëmijët nuk kanë pësuar lëndime, një buzëqeshje e zbehtë i kalon në fytyrë, shkruan vijesti.ch

Dhëndri i tij, burri i Alindës së ndjerë, Can Iprijaj ulet në një mur betoni dhe ngul sytë në hapësirë i përhumbur.

“Kam punuar për 10 vjet në Rijeka dhe 30 vjet më parë kam shkuar në Gjermani. Unë u ktheva në Kosovë dhe fëmijët e mi, Alinda dhe dy djemtë e tjerë, qëndruan në Shtutgart. Ajo ka punuar atje si infermiere. Ajo mendoi të vinte tek ne me pushime. Ata po mendonin të shkonin me aeroplan për në Prishtinë, por përsëri vendosën të merrnin autobusin për më lirë. Është një tragjedi e madhe për ne” tregon Arifi me lot, duke shtuar se do ta varrosë të bijën në Kosovë.

Fëmijët janë të moshës 14, 12, 9 dhe 7 vjeç. Ata i kanë parë ata dhe po presin momentin kur stafi i spitalit do t’i lejojë t’i marrë.

“Dhëndri ishte me ta. Ata e pyetën: Babi, ku është mami?” thotë Arifi, pastaj qan përsëri. Ata planifikojnë t’i marrin fëmijët në Kosovë dhe pas disa ditësh pasi të varrosin nënën e tyre atje, ata do të kthehen në Gjermani.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit