Komuna e Junikut ka njoftuar se në aksidentin në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona, janë edhe dy gra nga kjo komunë.
Në njoftim bëhet e ditur se ka edhe të lënduar nga kjo komunë.
Të tronditur nga aksidenti tragjik i mërgimtarëve tanë në Kroaci . Komuna e Junikut përjetoi rëndë ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku, bashkqytetarë të tjerë arritën të mbijetojnë për të cilët lutemi për shëndetin e tyre duke iu uruar shërim dhe të iu bashkohen familjeve në Kosovë sa më të shpejt”, thuhet në njoftimin e Komunës së Junikut.