Paralajmërime për largime të reja nga puna

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.07.2021, 09:36

Periudha e paspandemisë nuk ka larguar brengat dhe hallet e punëdhënësve dhe punëtorëve në vend. Pasojat e rënda ekonomike që ka sjellë kriza e shkaktuar nga pandemia, po zbuten shumë ngadalë dhe po vështirësojnë edhe më tej jetesën e qytetarëve dhe mbijetesën e bizneseve. Ndër më të goditurit janë punëtorët në industrinë e tekstilit që në një pjesë të madhe, nuk do tu vazhdohen kontratat e punës si rrjedhojë e krizës së industrisë së modës dhe këpucëve dhe të ngjashme në Evropë, si dhe grumbullimit të prodhimeve të pashitura në magazina Mirëpo, edhe punëtorët nga veprimtaritë e tjera nuk do të kursehen nga rreziku i largimit nga puna. Një nga mundësitë që Qeveria edhe më tej të ndihmojë biznesin për të ruajtur vendet e punës mbetet edhe ulja e barrës së punëdhënësve lidhur me pagesën e kontributeve dhe tatimeve dhe vazhdimi i mbështetjes financiare për punëdhënësit.

“Nuk janë të rrezikuara vetëm vendet e punës në industrinë e tekstilit, por me probleme do të ballafaqohet edhe industria e ushqimit, sektori turistik e kështu me radhë”, vlerëson Mile Boshkov nga Konfederata e Biznesit. Sipas tij, bizneset nevojiten ndër të tjerash për të ruajtur vendet e punës, të angazhohen më shumë për gjetur mënyrë që të shesin me sukses më të madh prodhimet e tyre në treg. Nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë, tonë se qeveria miratoi disa pako të masave ekonomike dhe ndihmë të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve dhe biznesit për të zbutur pasojat e pandemisë, megjithatë shtojnë se për një pjesë të komunitetit të biznesit këto masa nuk ishin të mjaftueshme.

“E tërë gjendja përfundoi me goditje të madhe ndaj punëdhënësve , ku një pjesë e tyre u përshtatën dhe ristrukturuan bizneset e tyre, ndërsa për një pjesë të punëdhënësve kriza shënoi edhe mbylljen e më shumë vendeve të punës, apo edhe mbylljen e aktiviteteve ekonomike. Nëntë sektorë ku ishin angazhuar 62 për qind e të punësuarve në ekonomi ishin më të prekur nga kriza, ndërsa mbi 40 mijë vende pune gjenden në rrezik. Andaj edhe shteti duhet të ofrojë ndihmë për sektorët e prekur në periudhën e ardhshme “, thonë nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë. Nga ana tjetër, ndër sektorët më të prekur nga kriza është prodhimtaria e veshmbathjes dhe prodhimtarinë e lëkurës ku për një vit shënohet rënie e numrit të punëtorëve dhe e prodhimtarisë. Gjithashtu, për një vit nga muaji maj i vitit të kaluar ku janë shënuar efektet e para më të mëdha të krizës së shkaktuar nga pandemia deri në muajin maj të këtij viti , është rritur numri i të papunëve që kërkojnë punë në mënyrë aktive nga 121.187 në 143.390 të papunë. Apo me fjalë tjera, për një vit është rritur për 22.203 numri i të papunëve që kërkojnë punë në mënyrë aktive.

Ndryshe, analizat e ekzekutivit tregojnë se në kuadër të katër pakot për të ndihmuar biznesin dhe qytetarët që më të lehtë të kapërcejnë krizën e shkaktuar nga pandemia, , janë miratuar rreth 70 masa të ndryshme. Totali i masave që u janë vënë në dispozicion qytetarëve dhe ekonomisë në të holla është 860 milionë euro ose 82 për qind e planit të përgjithshëm për shumën e masave. Sipas pakove, ajo e para e masave anti-krizë është zbatuar me 90.1 për qind, paketa e dytë e masave është zbatuar 100 për qind, paketa e tretë 75.4 për qind dhe paketa e katërt 72.7 për qind. Pakoja e pestë e masave ishte e vlefshme 160 milionë euro për qytetarët dhe biznesin, ndërsa pakoja e gjashtë ishte e vlefshme afër 18 milionë euro e dedikuar për 10 mijë biznese dhe 60 mijë të punësuar. Nga ekzekutivi kanë paralajmëruar se do të ketë edhe pako të tjera të ndihmës ekonomike.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit