“Të rinjtë gëzuan gjithë natën”, flet i mbijetuari nga aksidenti në Kroaci: Një grua poshtë meje kishte vdekur

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.07.2021, 10:55

Janë bërë publike dëshmitë e të mbijetuarve nga aksidenti tragjik i ndodhur në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 shqiptarë të Kosovës. Ramë dhe Kada Gashi janë dy prej të mbijetuarve, të cilët kanë rrëfyer momentet e tmerrit për median kroate “Jutarnji List”. Ai i kishte kërkuar bashkëshortes së tij të udhëtonin me avion, por ajo kishte këmbëngulur të merrnin autobusin.

“Udhëtimi ishte i këndshëm, madje argëtues, dhe ne ramë në gjumë vetëm rreth orës 05:00, sepse ishin disa të rinj që kënduan dhe u gëzuan gjithë natën. Sapo kisha fjetur dhe papritmas dëgjova si disa të shtëna që më zgjuan. Për një sekondë gjithçka u kthye në tmerr. Sapo pashë veten duke fluturuar poshtë, sendet po binin mbi ne, ulëset ishin thyer, njerëzit po shtrëngonin duart e tyre, unë papritmas kuptova se një grua poshtë meje kishte vdekur. Pastaj po kërkoja gruan time dhe kur e gjeta dola dhe ndihmova të tjerët. Sepse isha mirë fizikisht dhe shpejt e kalova tronditjen fillestare, duke u ardhur në ndihmë të tjerëve”,- rrëfen ai.

Gruaja e tij dhe ai udhëtuan nga Mannheim, dhe destinacioni i tyre i fundit ishte Mitrovica. Ata po vinin për pushime. “Unë as që doja të shkoja, por ajo më tha se do të merrnim autobusin. Doja me avion, sepse fluturimi ynë nga Shtutgarti në Prishtinë do të zgjaste 1 orë e gjysmë, por ajo këmbënguli që të shkonim me autobus. Këtë nuk do ta harroj kurrë”,-përfundon Gashi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit