E shoqja dhe e bija rrahin 47-vjeçarin për vdekje në shtëpi, fqinjët u tmerruan nga zhurmat! Policia shqeu derën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.07.2021, 09:02

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit. Ylber Lezi, 47 vjeç është gjetur i vdekur në shtëpi dhe dyshohet se është qëlluar për vdekje nga vajza Aida 21 vjeç dhe bashkëshortja e tij Mine, 41 vjeç. Viktima ishte konsumues i alkoolit, ndërsa e shoqja vuante nga depresioni për shkak të kushteve të vështira ekonomike të cilat kjo familje jetonte.

Dyshohet se viktima ka patur konflikte me të bijën dhe të shoqen, teksa këtu të dyja në bashkëpunim me njëra-tjetrën, e kanë qëlluar atë me sëpatë dhe me dru. Fqinjët kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë për shkak të ulërimave që kanë dëgjuar. Policia është përballur me rezistencën e të zonjës së shtëpisë për të hyrë brenda, teka kanë shqyer derën më pas për të konstatuar të vdekur Ylber Lezin.

Mësohet se M. Lezi ka thënë se bashkëshorti i saj ishte në gjumë, ndërsa policia pasi ka hyrë në banesë, ka konstatuar viktimën me plagë në trup dhe në kokë, që duket se i kishin shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme, raporton Fax. Nëna dhe vajza e saj 20-vjeçare janë shoqëruar për në komisariat, ku do të merren në pyetje, në mënyrë që të hidhet më shumë dritë rreth ngjarjes.

Gjendja e vështirë ekonomike e familjes, dëshmohet dhe nga fqinjët, të cilët thonë se kjo banesë prej disa ditësh nuk kishte as energji elektrike, për shkak të pamundësisë për të paguar faturat. Kjo familje kishte dhe një vajzë tjetër, e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit, pasi jetonte në Tiranë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit