Bilanc tragjik me 10 viktima/ Eksperti kroat zbulon shkakun e aksidentit: Ky detaj nuk respektohet!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.07.2021, 07:39

Goran Husinec, një ekspert trafiku në Kroaci ka komentuar aksidentin e tmerrshëm me bilanc tragjik ku mbetën të vdekur 10 persona. Sipas Husinec, në një rrugë me distancë aq të gjatë, ndërrimi i dy shoferëve nuk është i mjaftueshëm. “Çdo shofer autobusi mund të drejtojë automjetin për nëntë orë brenda 24 orëve, pas së cilës duhet një pushim të detyrueshëm. Dhe kur bëhet fjalë për autobusin, ai duhet të pushojë për tre orë pas 21 orësh punë, por kjo nuk respektohet. Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak”-deklaroi ai.

“Kjo rrugë nga Frankfurti në Kosovë zgjat rreth 25 orë, por duke marrë parasysh kufijtë, pushimet… Dhe me turmat kur është sezoni, një udhëtim i tillë mund të zgjasë deri në 30 orë, kështu që tani llogaritni. Zgjidhja është e thjeshtë. Dhe kjo është të sigurosh apartamente në stacionet e ndërmjetme ku shoferët do të ndërroheshin dhe do të pushonin. Por kushton, kështu që ka shumë pak prej tyre që e kanë një gjë të tillë”.-shtoi eksperti.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit