Dhjetë kosovarë të cilët po udhëtonin me autobus nga Gjermania për në Kosovë, humbën jetën sot nga aksidenti që ndodhi në Kroaci.
Në mesin e viktimave është edhe 18-vjeçarja A.Bellanica nga Krusha e Madhe e cila kishte marrë rrugën nga Austria për në Kosovë.
Sot kemi raportuar se damiljarët e saj, gjatë gjithë ditës po e kërkonin nëpër spitale të Kroacisë 18-vjeçaren, pasi që nuk e dinin se çfarë ka ndodhur me fatin e saj.
Djali i axhës së viktimës, B.Bellanica, ka thënë për televizionin publik se e kanë kërkuar në spital në Zagreb, por që iu kanë thënë se nuk kanë pasur pacient me këtë emër.
Ai bën të ditur se babai i saj është nisur nga Austria për ta kërkuar në Kroaci e edhe daja i saj është nisur nga Kosova pikërisht për të njëjtëna arsye. Për të marrë informacione lidhur me atë se çfarë i ka ndodhur 18-vjeçares.
Autobusi me targa kosovare ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, por u aksidentua në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona, 44 të lënduar dhe 15 prej këtyre janë në gjendje më të rëndë.