Ndodheshin në autobusin që u përplas në Kroaci, identifikohen nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.07.2021, 22:15

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku dhjetë shqiptarë nga Kosova humbën jetën në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod në Kroaci, teksa po ktheheshin nga Frankfurti për në Kosovë. Mediat kosovare raportojnë se në mesin e viktimave janë edhe dy gra nga komuna e Gjakovës, nënë e bijë. Bëhet me dije se vajza është 18 vjeç. Në lidhje me aksidentin, policia kroate dha një deklaratë të detajuar për shkaqet që çuan deri në përplasjen fatale. Sipas njoftimit zyrtar, aksidenti ndodhi në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm. Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh shkuan gjithashtu në vendinngjarje.

Ndërkohë, Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë ka publikuar një numër telefoni ku mund të merren informacione rreth pasagjerëve kosovarë që u aksidentuan këtë të diel. Zëvendëskryeministri kroat Davor Bozinoviq ka thënë se në këtë numër: 00 385 35 201 111 qytetarët mund të kontaktojnë për të marrrë informacione. Po ashtu Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka bërë të ditur se qytetarët që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre të aksidentuar në Kroaci mund të kontaktojnë në numrin +383 (0) 38 200 76 000.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit