Detaje nga aksidenti: Ne që ishim lartë shpëtuam, poshtë ishte masakër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.07.2021, 20:05

Personat që nuk janë lënduar nga aksidenti me fatalitet që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, janë akomoduar në “Antonio Guesthouse” në Kroaci.

14 personat që shpëtuan pa ndonjë lëndim nga aksidenti i sotëm, i ka kapluar heshtja. Secili që vie, mundohet të lajmërojë familjarët në Kosovë dhe Gjermani se kanë shpëtuar dhe se tani mund të festojnë ditëlindjen e tyre të dytë.

Nga aksidenti i sotëm i autobusit në Kroaci, prej 62 pasagjerëve, 10 kanë vdekur ndërsa 45 janë lënduar, ku 15 prej tyre janë me lëndime të rënda.

Por, shoku që ka goditur pasagjerët që i shpëtuan këtij aksidenti dhe trauma psiqike, do të jetë në mendjet e tyre për të gjithë jetën dhe e vështirë për t’u shpjeguar.

Duke ngrënë ushqim dhe i përlotur, një i ri që udhëtonte i vetëm në autobusin e aksidentuar e tregoi përvojën dhe përshkrimin e tij të aksidentit.

“Ne që ishim në pjesën e sipërme të autobusit nuk pësuam lëndime, por ata që ishin poshtë… ishte një masakër e vërtetë. Pothuasje të gjithë pasagjerët ishin duke fjetur në orën 6 të mëngjesit. Ende nuk e kam të qartë se si një tragjedi kaq e madhe mund të ndodhte. Gjëja e parë që mbaj mend pasi u zgjova nga rrotullimi, ishte mendimi se jemi rrotulluar por se nuk ishte ndonjë aksident i madh. Në ato moment, nuk e mendoja se mund të ishte diçka shumë tragjike, por ja që ishte. Ne kemi ndihmuar të nxjerrim trupat e pajetë nga autobusi. Gjeta edhe mundësinë të lajmëroj familjen, të gjithë ishin të gëzuar”, ka deklaruar për SBplus, Fidan Hajdari, i riu i cili jeton dhe punon në Gjermani.

Ai ka falënderuar policinë kroate dhe stafin profesional mjekësor për gjithçka që kanë bërë për t’i ndihmuar të aksidentuarit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit