Një muaj pasi pësoi arrest kardiak në fushë, Christian Eriksen i rikthehet normalitetit?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.07.2021, 19:48

Mesfushori danez Eriksen duket se i është rikthyer normalitetit, pas pasdites dramatike në Kopenhagen rreth një muaji më parë. Eriksen është parë ditën e sotme nën shoqërinë e bashkëshortes së tij Sabrina dhe fëmijës së tyre të vogël, duke shëtitur në rrugët e kryeqytetit danez. Ai shihet i qetë në krahë të së shoqes, duke tërhequr karrocën e bebit, ndërsa e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Pas një ndërhyrjeje ai ka vendosur në zemër një defribilator, për të stabilizuar rrahjet. Me një instrument të tillë në trup, 28-vjeçari e ka të pamundur për të luajtur në Itali, pasi rregullat e Serie A, janë mjaft strikte sa i përket personave që vuajnë nga zemra. Ai mund të luaj lirisht në një kampionat tjetër, si përshembull në Holandë, ku me një aparaturë të ngjashme luan mbrojtësi Daley Blind. Megjithatë, pritet që me ardhjen e tij në Milano, t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara, për të mësuar nëse defribilatorin do e mbajë përkohësisht, apo për një kohë të gjatë. Nëse rezulton kështu, atëherë mesfushori duhet të “hedhë sytë” drejt një kampionati tjetër.

Kujtojmë se më datë 12 qershor të këtij viti, pak para se të përfundonte ndëshja debutuese e Danimarkës në Euro 2020, Eriksen u shtri në mes të fushës pa ndjenja. Ishin shokët e ekipit ata që i erdhën të parët në ndihmë, duke formuar edhe rreth tij një kordon mbrojtës, për të ndaluar pamjet e rënda për teleshikuesit. Mjekët u afruan me shpejtësi dhe i dhanë ndihmën e parë. Për fat të mirë, lojtari iu përgjigj pozitivisht mesazhit kardiak dhe u risoll në jetë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit