Plagosi 5 persona në xhami, Nikolli shpëton nga burgu/ Imami: Viktima e radhës mund të jetë familjar i prokurorit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.07.2021, 18:28

Plagosja e 5 besimtarëve myslimanë në xhaminë "Dine Hoxha" në Tiranë, tronditi mbarë opinionin publik shqiptar dhe jo vetëm. Mediat shqiptare, por edhe të huaja “bombarduan” rrjetin duke transmetuar ngjarjen, ku Rudolf Nikolli autori i plagosjes me thikë qëlloi besimtarët në ambientet e xhamisë. Ndërkohë, pak më parë është bërë me dije se autori i ngjarjes që ndodhi gjatë muajit të Ramazanit dhe shumë në atë kohë e cilësuan si një veprim terrorist, për shkak të kohës dhe mënyrës sesi ndodhi, i ka shpëtuar burgut.

Kjo për shkak se prokurori Hysni Mulaj ka vendosur të mos kërkojë burg për Rudolf Nikollën. Raportohet se Prokurori i çështjes ka mbyllur hetimin, duke e quajtur autorin një të “sëmurë mendor”, ndërsa ka kërkuar për të vetëm mjekim për shkak të gjendjes së tij mendore.

Mirëpo, nga ata që nuk e kanë “kapërdirë” lehtë këtë vendim është edhe Imami Ahmed Kalaja. Kujtojmë se ky i fundit, ditën e djeshme përmes një postimi në llogarinë e tij të “Instagram” tregoi haptazi se është kundër lirisë së autorit, ndërsa theksoi se nëqoftëse i shpëtonte burgut Nikolli, ky i fundit do të përbënte rrezik për qytetarët.

Ndërkohë, përmes një postimi të publikuar ditën e sotme në “Facebook” Imami ka publikuar dokumentet e prokurorisë, duke ngritur akuza të forta për vendimin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit