Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në SHBA ku një 24-vjeçar është akuzuar për përdhunim, pasi kishte dërguar në spital të dashurën e tij 12-vjeçare për të lindur dhe më pas ishte prezantuar si babai i fëmijës.
Sipas mediave të huaja, i riu dërgoi vajzën në spitalin Tusla dhe pas kësaj u arrestua për përdhunim. Zyrtarët thonë se 24-vjeçari priste të shkonte në shtëpi me vajzën dhe foshnjën të porsalindur sikur gjithçka të ishte krejtësisht e ligjshme. Më pas u konfirmua se familjarët e të dyve ishin në dijeni për ngjarjen dhe e dinin marrëdhënien e tyre.
Burimi: www.thesun.co.uk|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA